Botimet e Fundit

Te mesojme gjuhen shqipe 9

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-035-6
Çmimi: 400 lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi

 

Seria e librave - Të mësojmë gjuhën shqipe 6, 7, 8, 9

Autoret Hyrë Rexha dhe Kreuza Bardhi kanë hartuar një seri tekstesh për nxënësit e arsimit 9-vjeçar, nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Nisur nga eksperienca e tyre si mësuese të lëndës së gjuhës shqipe, nga testime të realizuara me nxënësit, rreth aftësive të të shkruarit, autoret kanë hartuar këto tekste për të plotësuar dhe përmirësuar aftësitë e tyre në këtë drejtim.

Autoret janë mbështetur tërësisht në programet mësimore të tekstit të gjuhës shqipe që zbatohen në arsimin 9-vjeçar dhe të miratuara nga MASH dhe nxënësit do të kenë mundësi të përforcojnë njohuritë e marra në gjuhën shqipe pavarësisht se me cilin tekst mësimor mësojnë.

Librat janë të strukturuar në katër kapituj: linja e të lexuarit, e të shkruarit dhe njohuri rreth gjuhës dhe sistemit të saj gramatikor.

Risi e kësaj serie janë esete të cilat janë shtjelluar me struktura se si krijohen dhe modele të të gjitha llojeve të eseve.

Po kështu tekstet përmbajnë teste të niveleve të ndryshme për të realizuar vlerësimin individual.

 

 

Matematike 4 / LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Matematikë
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-078-3
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 74
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit Matematika 4 është hartuar nga autorët e tekstit të nxënësit me qëllim për të dhënë disa metoda dhe sugjerime në organizimin e orës mësimore. Autorët Dituri Malaj dhe Gjovalin Daka janë metodistë me eksperiencë dhe duke u nisur nga ky fakt kanë dhënë disa modele që i ndihmojë mësuesit të realizojnë më mirë objektivat e arritjeve të të nxënit.

Po kështu libri përmban planin mësimor, i cili orienton në mënyrë të detajuar mësueset edhe me objektivat e arritjes si dhe realizimin e plotë të programit.

Disa modele testesh janë dhënë për tu përdorur për vlerësimin e dijeve të nxënësve në përfudim të semestrit apo vitit shkollor.

 

 

Fletore e modeluar Matematike 1

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Matematikë
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN:
Çmimi: 60 lekë
Numri i faqeve: 40
Përshkrimi

 

Fletorja është krijuar për fëmijët e klasës së parë në mënyrë që të ushtrohen në linjën e të shkruarit të numrave, në lëndën e matematikës. Fletorja është konceptuar që nxënësi të ushtrohet në shkrimin e numrave si dhe figurave të thjeshta gjeometrike. Fletorja ka cilësi botimi shumë të mirë dhe plotëson të gjitha parametrat didaktikë për fëmijët e klasës së parë.

 

 

Fletore e modeluar abetare

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Abetare
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN:
Çmimi: 65 lekë
Numri i faqeve: 40
Përshkrimi

 

Fletorja është krijuar për fëmijët e klasës së parë në mënyrë që të ushtrohen në linjën e të shkruarit. Fletorja është konceptuar që nxënësi të ushtrohet në nivelin e paraabetares, abetares dhe pas abetares. Fletorja ka cilësi botimi shumë të mirë dhe plotëson të gjitha parametrat didaktikë për fëmijët e klasës së parë.

 

 

Edukata shoqërore 5 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-075-2
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 88
Përshkrimi

 

Ky libër vjen në ndihmë të mësuesve si një alternativë për të zhvilluar orët e mësimit të paraqitura në librin e nxënësit "Edukata shoqërore 5".

Libri i nxënësit ka personazhe që i shoqërojnë ata në çdo orë të mësimit, ka të kornizuar informacionin e ri dhe është i shoqëruar me rubrika të ndryshme, si diskutojmë së bashku; koncepte të reja; detyra etj. Diskutojmë së bashku: është një rubrikë që përmban skeda të ndryshme të ndërtuara me pyetje, të cilave nxënësit do t'u përgjigjen individualisht, në çift apo grup. Koncepte të reja në të cilat janë vendosur fjalë të reja të menduara që nuk janë të njohura më parë dhe për të pasuruar fjalorin. Detyra - Në këtë rubrikë nxënësit do zhvillojnë detyra në grup ose në bashkëpunim me prindërit. Libri përmban edhe programin lëndor si dhe objektivat e kapitujve të cilat janë vendosur në zhvillimin e mësimeve të secilit kapitull. Është paraqitur plani mësimor i mbështetur në temat mësimore të librit të nxënësit i planifikuar për 35 javë mësimore duke i lënë hapësirë dhe orëve të lira, mbështetur në programin sintetik të paraqitur në programin lëndor. Ora e mësimit në këtë libër është paraqitur me skemë, në të cilën janë të paraqitura: fazat e orës së mësimit, teknikat e metodat për veprimtaritë e nxënësve, objektivat sipas niveleve dhe koha për çdo etapë. Më pas vijon me mjetet mësimore, fjalët kyçe, zhvillimin e mësimit duke paraqitur në të ndarjen në tre etapa: parashikimi, ndërtimi i njohurive dhe përforcimi, si edhe metodat e teknikat për secilën prej tyre. Në fund jepet vlerësimi i nxënësve dhe detyrat.