Bahri Beci

Abetare

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Abetare
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-44-2
Çmimi: 463 lekë
Numri i faqeve: 123
Përshkrimi

 

Teksti i Abetares "Hap pas hapi" është një mbështetës i rëndësishëm për mësuesin gjatë punës së tij për të realizuar objektivat e programit mësimor, një mjet i pazëvendësueshëm për nxënësin për të fituar shprehitë e para të lexim-shkrimit, një ndihmës i rëndësishëm për prindërit, të cilët në çdo moment janë përkrah fëmijëve gjatë hapave të parë të të mësuarit.

Teksti është i ndarë në tri pjesë të cilat janë sa të ndara aq edhe të lidhura me njëra-tjetrën: pjesën e paraabetares, abetares, pasabetares. Rubrikat e përfshira mbas çdo pjese i japin mundësi mësuesit të ndërtojë me lehtësi një mësimdhënie bashkëvepruese ku në qendër të orës së mësimit është vetë nxënësi. Autori ka vendosur të mësohen, së pari, zanoret dhe pastaj bashkëtingëlloret, duke ndjekur një radhë që përcaktohet nga denduria e përdorimit të tingujve në gjuhën shqipe - mbështetur në kërkimet e tij në këtë fushë.

 

 

Abetare | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Abetare
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-45-9
Çmimi: 223 lekë
Numri i faqeve: 82
Përshkrimi

 

Për të lehtësuar dhe mbështetur nxënësit gjatë mësimit të lexim-shkrimit në klasën e parë, tekstit të Abetares "Hap pas hapi" i  bashkëngjitet fletorja e punës. Fletorja e punës është organizuar në dy pjesë të rëndësishme të cilat edhe pse të ndara studiohen paralelisht me mësimin e çdo shkronje.  Pjesa e parë, ashtu si vetë teksti ka tri nën ndarje: Paraabetare/ Abetare/ Pasabetare. Pjesa e dytë përmban shkronjat e dorës. Autori ka bërë një punë të kujdesshme në këtë pjesë sepse:

-çdo shkronjë e dorës shoqërohet me shkronjën respektive të shtypit.

-çdo shkronjë shoqërohet me shigjeta të vazhdueshme që lehtësojnë nxënësit të orientohen në shkrimin e saj.

-për çdo shkronjë është dhënë modeli, hapësira e nevojshme dhe largësia ndërmjet shkronjave, të cilat e ndihmojnë nxënësin gjatë të shkruarit.

 

 

Abetare | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Abetare
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-60-2
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 116
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit, jep disa të dhëna të përgjithshme për synimet dhe për komponentët kryesorë përbërës të mësimit të gjuhës amtare në klasën e parë, që janë: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit. Vijon me parashtrimin e strukturës dhe përmbajtjes së abetares, fletores së punës dhe librit të mësuesit. Po kështu në këtë libër është hartuar edhe plani mësimor dhe ecuria metodike që propozohet të ndiqet për çdo mësim për arritjen e synimeve. Një kapitull i veçantë u kushtohet edhe problemeve të vlerësimit të nxënësve.

 

 

Shkruajme me shkronja dore

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Abetare
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN:
Çmimi: 150 lekë
Numri i faqeve: 40
Përshkrimi