Enilda Rrapaj

Biologji 11-Ushtrime dhe pune laboratori

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-17-6
Çmimi: 400 lekë
Numri i faqeve: 72
Përshkrimi

Duke u mbështetur në tekstin mësimor, autori ka hartuar mjaft ushtrime të cilat i vijnë në ndihmë nxënësve në përforcimin e njohurive mbi lëndën e biologjisë. Për të gjitha temat mësimore ka ushtrime të niveleve të ndryshme. Po kështu, në tekst ka punë laboratori të cilat plotësojnë spektrin mësimor dhe aftësojnë nxënësit në praktikë pasi kanë përvetësuar në njohuritë mësimore.

Tematika e punëve të laboratorit
Tkurrja e muskulit të pulpës së bretkosës
Tretja në gojë
Qarkullimi i gjakut tek bretkosa
Vëzhgojmë rrahjet e zemrës
Rruazat e kuqe të gjakut
Dioksidi i karbonit dhe ritmi i frymëmarrjes
Receptorët ndijorë
Biosfera në shishe

Biologjia 12

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-59-6
Çmimi: 263 lekë
Numri i faqeve: 131
Përshkrimi

 

Teksti Biologjia 12, lëndë me zgjedhje të detyruar, është hartuar në përputhje me objektivat e programit mësimor.

Ai është ndërtuar në tri linja: studimi i së gjallës, energjia kimike për jetën; studimi i organizmit për jetën dhe studimi i organizmit shtazor. Të gjithë këto linja janë organizuar në 10 krerë duke realizuar të gjitha objektivat e përcaktuara në programin mësimor.

Teksti i Biologjisë 12 me zgjedhje të detyruar pasqyron standartet e mësimdhënies dhe mësimnxënies duke vënë në qendër nxënësin, në pjesën më të madhe të rasteve. Veç kësaj vlen të përmendet prania e rubrikave që nxisin të menduarit logjik dhe punën e pavarur të nxënësve.

Në tekst stimulohet puna në grup e nxënësve, aftësimi në përvetësimin e njohurive, në hartimin dhe shkrimin e projekteve si dhe në diskutime të hapura në klasë. Kjo veçanërisht gjatë punëve praktike ku veç të tjerash orientohen nxënësit nëpërmjet adresave të internetit të dhëna nga vetë autori.

 

 

Dituri natyre 3 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-047-9
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 66
Përshkrimi

 

Fletore pune "Dituri natyre 3" është hartuar duke u mbështetur në librin e nxënësit Dituri natyre 3, e hartuar nga prof. Ethem Ruka.  Nga ana metodike autori ka ndjekur temat mësimore dhe ka shtjelluar nëpërmjet ushtrimeve të thjeshta të gjithë elementët e nevojshëm që i duhen një nxënësi për të përvetësuar temën mësimore nëpërmjet praktikës.

Fletorja është konceptuar e ndarë në shtatë kapituj ku trajtohen me një gjuhë të thjeshtë, apo edhe me imazhe konkrete një sërë konceptesh që kanë të bëjnë me formën dhe gjendjet e lëndës, gjatësinë, madhësinë, vëllimin, kohën etj. Po kaq me rëndësi janë edhe konceptet për orientimin, shpejtësinë, magnetet dhe një sërë çështjesh të tjera. Në pjesën e fundit trajtohen shumë thjeshtë dhe në masën e duhur një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me botën e gjallë bimore e shtazore. 

 

 

Eksperimente dhe Pune Praktike Dituri Natyre 3 / FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-027-1
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 59
Përshkrimi

 

Libri "Eksperimente dhe punë praktike", Dituri Natyre 3, për nxënësit e klasës së tretë të ciklit fillor, ju ndihmon të zbuloni më nga afër dhe më mirë botën që ju rrethon. Përmes këtij libri ju do të mësoni të kryeni shumë eksperimente si në klasë ashtu edhe në shtëpi. Shumë prej tyre mund të punohen nga vetë nxënësi në mënyrë të pavarur, ndërsa për disa të tjerë do t'iu duhet ndihma e mësueses apo edhe e prindërve.

Gjatë kryerjes së këtyre eksperimenteve, nxënësi do të kuptojë më mirë se si funksionojnë dukuritë e ndryshme natyrore, do të njihen me larminë e botës së gjallë bimore e shtazore dhe do të mësoni më tepër për

shëndetin tuaj. Në këtë mënyrë do t'u jepni përgjigje jo vetëm shumë pyetjeve, por do të bindeni se njohja e natyrës nuk mund të realizohet pa prova të shumta eksperimentale.

 

 

 

Eksperimente dhe Pune Praktike Dituri Natyre 4 / FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-037-0
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 77
Përshkrimi

 

Libri "Eksperimente dhe punë praktike", Dituri Natyre 4, për nxënësit e klasës së katërt të ciklit fillor, ju ndihmon të zbuloni më nga afër dhe më mirë botën që ju rrethon. Përmes këtij libri ju do të mësoni të kryeni shumë eksperimente si në klasë ashtu edhe në shtëpi. Shumë prej tyre mund të punohen nga vetë nxënësi në mënyrë të pavarur, ndërsa për disa të tjerë do t'iu duhet ndihma e mësueses apo edhe e prindërve.

Gjatë kryerjes së këtyre eksperimenteve, nxënësi do të kuptojë më mirë se si funksionojnë dukuritë e ndryshme natyrore, do të njihen me larminë e botës së gjallë bimore e shtazore dhe do të mësoni më tepër për

shëndetin tuaj. Në këtë mënyrë do t'u jepni përgjigje jo vetëm shumë pyetjeve, por do të bindeni se njohja e natyrës nuk mund të realizohet pa prova të shumta eksperimentale.

 

 

Eksperimente dhe Pune Praktike Dituri Natyre 5 / FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-039-4
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 65
Përshkrimi

 

Libri "Eksperimente dhe punë praktike", Dituri Natyre 5, për nxënësit e klasës së pestë të ciklit fillor, ju ndihmon të zbuloni më nga afër dhe më mirë botën që ju rrethon. Përmes këtij libri ju do të mësoni të kryeni shumë eksperimente si në klasë ashtu edhe në shtëpi. Shumë prej tyre mund të punohen nga vetë nxënësi në mënyrë të pavarur, ndërsa për disa të tjerë do t'iu duhet ndihma e mësueses apo edhe e prindërve.

Gjatë kryerjes së këtyre eksperimenteve, nxënësi do të kuptojë më mirë se si funksionojnë dukuritë e ndryshme natyrore, do të njihen me larminë e botës së gjallë bimore e shtazore dhe do të mësoni më tepër për

shëndetin tuaj. Në këtë mënyrë do t'u jepni përgjigje jo vetëm shumë pyetjeve, por do të bindeni se njohja e natyrës nuk mund të realizohet pa prova të shumta eksperimentale.

 

 

Biologji dhe edukim shëndetësor 9/FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-066-0
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 63
Përshkrimi

 

Fletore pune Biologjia 9 është konceptuar si një mjet pune didaktik për të realizuar përforcimin e njohurive në këtë lëndë. Autori ka zgjedhur të realizojë ushtrime për të gjitha temat mësimore që përmban libri dhe ju jep mundësi nxënësve të përgatiten dhe realizojnë plotësisht përvetësimin e lëndës së biologjisë.

 

 

Ushtrime Biologjia 12 / ZD

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-9928-08-068-4
Çmimi: 350 lekë
Numri i faqeve: 61
Përshkrimi

Teksti "Ushtrime Biologjia 12" me autor Prof. Dr. Ethem Ruka, është hartuar në përputhje me objektivat e programit mësimor dhe ju vjen në ndihmë të gjithë nxënësve maturantë që kanë zgjedhur lëndën e biologjisë. Të gjitha njohuritë janë shtjelluar nëpërmjet ushtrimeve në 10 kapituj. Për çdo temë mësimore autori ka dhënë një sinops të shkurtër të njohurive teorike.

Teksti përmban edhe model testi të maturës shtetërore e cila i ndihmon nxënësit të provojnë veten në fazën parapërgatitore të provimeve të maturës.

 

Ushtrime Biologjia 10

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-88-6
Çmimi: 350 lekë
Numri i faqeve: 60
Përshkrimi