Ethem Ruka

Dituri natyre 4

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-14-8
Çmimi: 308 lekë
Numri i faqeve: 162
Përshkrimi

Teksti synon tu mësojë nxënësve konceptet elementare shkencore mbi shkencat e natyrës.Nëpërmjet tij nxënësit do të zbulojnë lidhjet e varësisë së botës së gjallë dhe mjedisit në tërësi.Teksti përmban njohuri:
në fushën e gjeografisë ku informacioni për mjedisin natyror dhe atmosferën i jep mundësi nxënësit të shtojë njohuritë e tij në këtë fushë;
në fushën e kimisë me tema mbi lëndët dhe vetitë e tyre;
në fushën e fizikës ku burimet e energjisë, drita dhe elektriciteti i japin mundësi nxënësit të njihet me konceptet fillestare të kësaj shkence;
në fushën e biologjisë do të njihet me gjallesat dhe proceset e jetës siç janë: përshtatja për të jetuar, të ushqyerit, ndryshimet gjatë rritjes, bashkëlidhja e gjallesave me njëra-tjetrën dhe me mjedisin etj.

Dituri natyre 4 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-30-8
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 64
Përshkrimi

Në fletoren e punës nxënësit do të kenë mundësi të provojnë veten dhe mund të bëjnë vetëvlerësimin mbi njohuritë e marra në tekstin bazë të Diturisë së natyrës 4. Fletorja përmban ushtrime për të gjitha temat mësimore të cilat janë ndërtuar me nivel të ndryshëm vështirësie. Nxënësi mund të punojë në mënyrë individuale dhe të përforcojë njohuritë e marra në tekstin e diturisë së natyrës.

Dituri natyre 5

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-15-5
Çmimi: 238 lekë
Numri i faqeve: 128
Përshkrimi

Teksti jep njohuri të një niveli më të lartë se një vit më parë në fushën e shkencave të natyrës në katër drejtime: gjeografi, kimi, fizikë dhe biologji. Ai nxit mendimin krijues dhe i jep mundësi nxënësit të zgjerojë njohuritë e tij mbi: ujin, vlerat dhe rëndësinë e tij për jetën; sistemin diellor dhe yjet, planetët në tërësi, si krijohet tingulli dhe çfarë dëmesh na vijnë nga zhurmat, gjallesat dhe proceset e jetës, bimët - ndërtimin dhe funksionimin e tyre. Gjithashtu ilustrohet në të gjitha mësimet me foto mjaft të bukura ku nxënësi ka mundësi të konkretizojë njohuritë edhe nëpërmjet tyre.
Teksti shoqërohet me fletore pune.

Dituri natyre 5 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-29-2
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 60
Përshkrimi

Në fletoren e punës nxënësit do të kenë mundësi të provojnë veten dhe mund të bëjnë vetëvlerësimin mbi njohuritë e marra në tekstin bazë të Diturisë së natyrës 5. Fletorja përmban ushtrime për të gjitha temat mësimore të cilat janë ndërtuar me nivele të ndryshme vështirësie. Nxënësi mund të punojë në mënyrë individuale dhe të përforcojë njohuritë e marra në tekstin e Diturisë së natyrës 5.

Biologji dhe edukim shëndetësor 6

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-09-4
Çmimi: 204 lekë
Numri i faqeve: 116
Përshkrimi

Nëpërmjet linjave kryesore: Mjediset natyrore; Jeta në mjedise të ndryshme ujore dhe tokësore; Mjedisi dhe njeriu, ruajtja dhe mbrojtja e mjedisit, nxënësi do të mësojë dhe eksplorojë mbi koncepte të reja në biologji.
Mësimi i biologjisë do të ndikojë në formimin e përgjithshëm intelektual të çdo nxënësi; do të zhvillojë dhe do të realizojë mënyrën shkencore të njohjes; do të realizojë përdorimin e koncepteve shkencore me ato të jetës së përditshme; do të ndihmojë që nxënësit të përftojnë sjellje për të bërë zgjedhje për një jetë të shëndetshme; do të shërbejë në krijimin e marrëdhënieve harmonike ndërmjet njerëzve dhe natyrës; do të pasqyrojë zhvillimet dhe ndërgjegjësimin e nxënësve për ruajtjen e mjedisit.

Biologji dhe edukim shëndetësor 6 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-01-8
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 64
Përshkrimi

Pas studimit të tekstit mësimor, nxënësit kanë mundësi të bëjnë vetëvlerësimin e tyre duke u mbështetur në ushtrimet e fletores së punës. Për të gjitha temat mësimore janë hartuar ushtrime të llojeve të ndryshme me qëllim përforcimin e njohurive mbi: vendbanimin e gjallesave, lidhjet ushqimore, jetën në mjediset ujore dhe tokësore, njeriun dhe mjedisin etj.
Teksti përmban përgjigjet e ushtrimeve në fund të çdo kapitulli

Biologji dhe edukim shëndetësor 7

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 7   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-616-1-8
Çmimi: 237 lekë
Numri i faqeve: 140
Përshkrimi

Në këtë tekst trajtohet teoria qelizore, ndërtimi dhe përbërja e qelizës. Më pas, studimi vazhdon me trupin e njeriut, i cili përqendrohet në sistemet më të mëdha të organeve të mbrojtjes, mbështetjes e lëvizjes, të frymëkëmbimit, qarkullimit, ushqimit, riprodhimit, jashtëqitjes dhe sistemit nervor e hormonal. Pas mbarimit të tekstit nxënësit do të jenë të aftë të dallojnë ku ndodhen organet e brendshme më kryesore dhe do të zbulojnë funksionin dhe ndërveprimin e tyre brenda sistemeve specifike. Nxënësit do të zhvillojnë aftësitë e tyre shëndetësore, duke diskutuar për faktorët që ndihmojnë në një shëndet të mirë. Ato jo vetëm mësojnë të parandalojnë sëmundjet, por dhe të çmojnë shëndetin e të pranojnë një jetë harmonike si një vlerë. Ata edukohen që të jenë të aftë të marrin vendime të drejta në lidhje me shëndetin e tyre dhe të menaxhojnë një stil jetësor të shëndetshëm.

Biologji dhe edukim shëndetësor 7 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 7   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-02-5
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 92
Përshkrimi

Pas studimit të tekstit mësimor, nxënësit kanë mundësi të bëjnë vetëvlerësimin e tyre duke u mbështetur në ushtrimet e fletores së punës. Për të gjitha temat mësimore janë hartuar ushtrime të llojeve të ndryshme me qëllim përforcimin e njohurive për: Qelizat, gjakun dhe qarkullimi e tij, frymëkëmbimin, të ushqyerit dhe ushqimet, riprodhimin te njeriu, sistemin nervor dhe hormonal etj.

Teksti përmban përgjigjet e ushtrimeve në fund të çdo kapitulli

Biologji dhe edukim shëndetësor 8

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 8   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 99978-99956-616-4-9
Çmimi: 237 lekë
Numri i faqeve: 130
Përshkrimi

Ky tekst është hartuar pë t’iu ardhur ndihmë të mësuesve, specialistëve të arsimit prindërve, nxënësve etj. Mësimi i tekstit Biologjia 8 do të ndikojë në formimin e përgjithshëm intelektual të çdo nxënësi duke realizuar mënyrën shkencore të njohjes. Ai gjithashtu do të realizojë përdorimin e koncepteve shkencore në situata të jetës së  përditshme, duke mundësuar që nxënësit të përftojnë sjellje për të bërë zgjedhje për një jetë të shëndetshme, në mënyrë të veçantë lidhur me rimarrjen e problemeve për parandalimin e SST-ve, HIV-in, SIDA-n dhe hepatitin B. Teksti shërben në krijimin e marrëdhënieve harmonike ndërmjet nxënësve dhe natyrës. Gjatë punës me tekstin nxënësit merren gjithnjë e më shumë me çështje që përmbajnë kërkesa që kërkojnë zbatim, që kërkojnë si kusht paraprak të menduarit e përgjithshëm dhe logjik, duke përdorur njohuritë bazë të biologjisë.

Biologji dhe edukim shëndetësor 8 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 8   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-31-5
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 63
Përshkrimi

Pas studimit të tekstit mësimor, nxënësit kanë mundësi të bëjnë vetëvlerësimin e tyre duke u mbështetur në ushtrimet e fletores së punës. Për të gjitha temat mësimore janë hartuar ushtrime të llojeve të ndryshme me qëllim përforcimin e njohurive për: klasifikimin e qenieve të gjalla, viruset dhe monerët, protistët dhe kërpudhat, bimët, mbretërinë shtazore, mbi historinë e jetës në tokë. Po kështu, mjaft ushtrime praktike i janë kushtuar temës së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Edukimi për karrierën dhe aftësimi për jetën10

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-67-4
Çmimi: 358 lekë
Numri i faqeve: 198
Përshkrimi

Nëpërmjet këtij teksti nxënësit do të aftësohen për të zhvilluar një mënyrë jetese aktive të shëndetshme dhe të sigurt, të zbatojnë sjellje që parandalojnë sëmundje, dobësi dhe rreziqe të ndryshme për vete dhe për të tjerët në mënyrë që të bëhen veprimtarë aktivë në sigurimin e një mjedisi të shëndetshëm e bashkëpunues.
Po kështu temat e këtij teksti do ta orientojnë nxënësin në parandalimin e sjelljeve të rrezikshme në të gjitha fushat dhe veprimtaritë e jetës së përditshme.

 

Tematika e tekstit është ndarë në tri pjesë:
Edukimi shëndetësor
Sjellja e sigurt
Ndihma e parë

 

Ky tekst do t’i ndihmojë nxënësit të jenë të informuar për të gjitha veprimet që kryejnë në jetën e përditshme, të zgjidhin probleme apo të mendojnë e veprojnë në mënyrë kritike e krijuese, të komunikojnë dhe të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme emocionale me të tjerët duke siguruar kështu një jetë të shëndetshme personale.

Biologji 10|Ushtrime dhe punë laboratori

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-86-5
Çmimi: 350 lekë
Numri i faqeve: 88
Përshkrimi

Duke u mbështetur në tekstin mësimor, autori ka hartuar mjaft ushtrime të cilat i vijnë në ndihmë nxënësve në përforcimin e njohurive mbi lëndën e biologjisë. Për të gjitha temat mësimore ka ushtrime të niveleve të ndryshme. Po kështu, në tekst ka punë laboratori të cilat plotësojnë spektrin mësimor dhe aftësojnë nxënësit në praktikë pasi kanë përvetësuar në njohuritë mësimore.

 

Tematika e punëve të laboratorit
Vrojtimi në mikroskop i qelizës shtazore;
Vrojtimi në mikroskop i qelizës bimore të epidermës së qepës;
Osmoza në qelizat bimore;
Plazmoliza në qelizat e epidermës së qepës;
Vëzhgimi i mitozës në qelizat bimore;
Ndërtimi i kariotipit human;
Kromozomet e sindromës dawn;
Llojshmëria e gjallesave;
Krahasimi i modeleve të evolucionit.

Biologji 11 | ZD

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-09-1
Çmimi: 274 lekë
Numri i faqeve: 152
Përshkrimi

Teksti shkollor për lëndën “Biologjia 11” është hartuar bazuar mbi programin mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Ky tekst synon që nxënësi të zhvillojë kuptimet mbi lidhjet ndërmjet organizmit të qelizave në inde dhe të organizimit të indeve në organe, ku struktura dhe funksionet e organeve përcaktojnë lidhjet e tyre brenda sistemeve trupore të një organizmi, në të cilin homeostaza i lejon atij të realizojë funksionet bazë.

Biologji 11-Ushtrime dhe pune laboratori

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-17-6
Çmimi: 400 lekë
Numri i faqeve: 72
Përshkrimi

Duke u mbështetur në tekstin mësimor, autori ka hartuar mjaft ushtrime të cilat i vijnë në ndihmë nxënësve në përforcimin e njohurive mbi lëndën e biologjisë. Për të gjitha temat mësimore ka ushtrime të niveleve të ndryshme. Po kështu, në tekst ka punë laboratori të cilat plotësojnë spektrin mësimor dhe aftësojnë nxënësit në praktikë pasi kanë përvetësuar në njohuritë mësimore.

Tematika e punëve të laboratorit
Tkurrja e muskulit të pulpës së bretkosës
Tretja në gojë
Qarkullimi i gjakut tek bretkosa
Vëzhgojmë rrahjet e zemrës
Rruazat e kuqe të gjakut
Dioksidi i karbonit dhe ritmi i frymëmarrjes
Receptorët ndijorë
Biosfera në shishe

Biologji 4 | natyror

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 99943-916-6-6
Çmimi: 266 lekë
Numri i faqeve: 162
Përshkrimi

Tematika
Gjenetika e njeriut – ndryshimet strukturore kromozomike, harta gjenetike e njeriut, gjenetika, ligji dhe bioetika, etj.
Antropologjia – objekti i antropologjisë, paraardhësit e njeriut modern, qytetërimet e hershme, antropologjia e shqiptarëve
Veprimtaria nervore  - organizimi i përgjithshëm i sistemit nervor qendror, cikli gjumë zgjim, kujtesa, etj.
Etologjia – shkenca e sjelljeve, komunikimi në botën shtazore, sjelljet riprodhuese, etologjia humane, etj.
Biosfera dhe mjedisi – struktura e ekosistemeve; biomet e ujrave të ëmbla, të kripura, ekosistemet pyjore, etj.
Njeriu dhe mjedisi – roli i njeriut në biosferë, burimet natyrore, biodiversiteti dhe roli i tij për njeriun, pasuritë energjitike, ujore; shoqëria dhe problemet e mjedisit, etj.

Biologji 4 | shoqëror

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 999-43-916-5-8
Çmimi: 351 lekë
Numri i faqeve: 146
Përshkrimi

Antropologjia – evolucioni i njeriut, kuptimi për racat, qytetërimi, komunikimi etj. Veprimtaria nervore dhe psiqika – organizimi i përgjithshëm i trurit; gjuha; dëgjimi; kujtesa; inteligjenca, etj. Etologjia – shkenca e sjelljeve – sjelljet e lindura; të mësuarit; sjelljet shoqërore; etologjia njerëzore, etj. Ekologjia humane – njeriu dhe mjedisi, biodiversiteti, ekosistemet, biomet e ujërave të ëmbla, të kripura, ekosistemet pyjore; shoqëria dhe mjedisi etj.

Dituri natyre 3

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-49-7
Çmimi: 247 lekë
Numri i faqeve: 115
Përshkrimi

 

Teksti "Dituri natyre 3" është hartuar në bazë të programit të Ministrisë së arsimit. Në këtë tekst autorët kanë zbërthyer një sërë çështjesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me lëndën dhe formën e saj, proceset e matjes, për lëvizjen dhe vendndodhjen, për bimët dhe kafshët.

Në këta kapituj trajtohen thjeshtë, qartë dhe kuptueshëm një sërë konceptesh që kanë të bëjnë me formën dhe gjendjet e lëndës, gjatësinë, madhësinë, vëllimin, kohën etj. Po kaq me rëndësi janë edhe konceptet për orientimin, shpejtësinë, magnetet dhe një sërë çështjesh të tjera. Në pjesën e fundit trajtohen shumë thjeshtë dhe në masën e duhur një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me botën e gjallë bimore e shtazore. Po ashtu në këtë pjesë shpjegohen thjeshtë edhe funksionet madhore të organizmit të njeriut. Në tekst nëpërmjet rubrikës "A e dini se...?", ka mjaft kuriozitete që ngjallin interes dhe i zgjerojnë njohuritë nxënësit në këtë fushë.

 

 

Biologjia 12

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-59-6
Çmimi: 263 lekë
Numri i faqeve: 131
Përshkrimi

 

Teksti Biologjia 12, lëndë me zgjedhje të detyruar, është hartuar në përputhje me objektivat e programit mësimor.

Ai është ndërtuar në tri linja: studimi i së gjallës, energjia kimike për jetën; studimi i organizmit për jetën dhe studimi i organizmit shtazor. Të gjithë këto linja janë organizuar në 10 krerë duke realizuar të gjitha objektivat e përcaktuara në programin mësimor.

Teksti i Biologjisë 12 me zgjedhje të detyruar pasqyron standartet e mësimdhënies dhe mësimnxënies duke vënë në qendër nxënësin, në pjesën më të madhe të rasteve. Veç kësaj vlen të përmendet prania e rubrikave që nxisin të menduarit logjik dhe punën e pavarur të nxënësve.

Në tekst stimulohet puna në grup e nxënësve, aftësimi në përvetësimin e njohurive, në hartimin dhe shkrimin e projekteve si dhe në diskutime të hapura në klasë. Kjo veçanërisht gjatë punëve praktike ku veç të tjerash orientohen nxënësit nëpërmjet adresave të internetit të dhëna nga vetë autori.

 

 

Biologjia 10

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-53-4
Çmimi: 263 lekë
Numri i faqeve: 156
Përshkrimi

 

Teksti mësimor Biologjia 10 përmbush objektivat e programit mësimor në tërësinë e tyre. Ai është hartuar i konceptuar në shtatë krerë. Në këtë tekst nxënësi merr njohuri mbi kiminë e jetës, qelizën, qelizën në punë, riprodhimin dhe zhvillimin, trashëgiminë dhe ligjet e saj, funksionet e gjeneve dhe teorinë e evolucionit. Teksti plotëson standardet e mësimdhënies dhe mësimnxënies duke ndihmuar bashkëpunimin mësues-nxënës dhe duke e vënë në qendër të vëmendjes nxënësin. Gjithashtu vërehen teknika që zhvillojnë të menduarit logjik dhe koherent të nxënësit në mënyrë të pavarur dhe që i përshtaten moshës së tyre.

Në këtë kontekst teksti mbështet filozofinë e punës së orientuar dhe ndikon në zhvillimin e aftësive personale jo vetëm nën drejtimin e mësuesit por edhe në mënyrë të pavarur.

Për nga pikëpamja e vëllimit të njohurive, teksti është i përshtatshëm për moshën dhe zhvillimin e nxënësve. Kjo dëshmohet në aparatin pedagogjik ku është respektuar taksonomia e Blumit si dhe në pjesët e zgjedhura për ilustrim.

 

 

Biologji dhe edukim shëndetësor 9

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-062-2
Çmimi: 251 lekë
Numri i faqeve: 134
Përshkrimi

 

Teksti Biologji dhe edukim shëndetësor 9 është shkruar nga Prof. Dr. Ethem Ruka dhe mësuesja Drita Nashi, autorë me eksperiencë të gjatë në hartimin e teksteve shkollore. Temat mësimore janë realizuar në përputhje të plotë me programin zyrtar të miratuar nga MASH. Teksti është konceptuar i ndarë dy pjesë dhe organizuar në 8 kapituj.

Mënyra e konceptimit të tekstit nxit të menduarit abstrakt dhe formon të menduarit logjik, autorët janë përpjekur ta përforcojnë këtë prirje duke i trajtuar temat teorike dhe duke përzgjedhur ushtrime e detyra të pavarura mjaft interesante. Përmes ballafaqimit të anëve të kundërta edhe në lëndën e biologjisë, nxënësit i kërkohet të arsyetojë në mënyrë të pavarur dhe t'i trajtojë me syrin kritik pohimet e ndryshme.

Punët laboratorike dhe veprimtaritë praktike aftësojnë nxënësit për punë të pavarur, të vëzhgojnë, të interpretojnë dhe të nxjerrin përfundime pas punës individuale. Nxënësit janë në gjendje të përshkruajnë atë që vëzhgojnë si dhe të interpretojnë saktë duke mundësuar formimin biologjik të tyre.

 

 

Biologjia 11

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-9928-08-053-0
Çmimi: 271 lekë
Numri i faqeve: 152
Përshkrimi

 

Teksti mësimor Biologjia 11, gjimnaz, është hartuar nga Prof. Dr. Ethem Ruka dhe mësuesja Drita Nashi, të cilët janë autorë me eksperiencë në fushën e krijimit të teksteve shkollore. Si i tillë ai ka jo vetëm traditë por edhe saktësi shkencore dhe metodike. Bashkëpunimi mes këtyre dy aspekteve ka dhënë si produkt një tekst mjaft interesant jo vetëm për nga brendia por edhe nga forma.

Biologjia 11 është konceptuar i ndarë në 6 kapituj dhe autorët kanë respektuar në tërësinë e tij programin e miratuar nga MASH. Në këtë tekst, në mënyrë graduale kalohet nga e thjeshta te e ndërlikuara, nga konkretja te abstraktja. Dalin mjaft qartë lidhjet anatomike dhe funksionale midis indeve, organeve, organizmit, lidhjet midis ekosistemeve, gjallesave dhe mjedisit.

Punët laboratorike dhe veprimtaritë praktike, aftësojnë nxënësit për punë të pavarur, të vëzhgojnë, të interpretojnë dhe të nxjerrin përfundime pas një pune individuale. Nxënësit janë në gjendje të përshkruajnë atë që vëzhgojnë si dhe të interpretojnë saktë duke mundësuar formimin biologjik të tyre.

Po kështu teksti ka një realizim grafik të shkëlqyer, fotografi dhe ilustrimet shumë të bukura të cilat i ndihmojnë nxënësit të marrin jo vetëm kënaqësi estetike por edhe të mësojnë me lehtësi mësimin.

 

 

 

Shkenca 12

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Shkenca
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-9928-08-051-6
Çmimi: 271 lekë
Numri i faqeve: 147
Përshkrimi

 

Shkenca 12 në tekstin mësimor të nxënësve të gjimnazit është konceptuar si "përmbyllje" e kurrikulave bërthamë të gjimnazit për lëndët fizikë, kimi, biologji. Ajo zhvillon në mënyrë të integruar njohuritë e nxënësve në shkencat natyrore, si dhe aftësitë e tyre për t'i përdorur këto njohuri në vendimmarrjet e tyre të përditshme dhe zgjidhjen e problemeve.  

Teksti përbëhet nga tri pjesë (linja), që trajtojnë tematika për fizikën, kiminë dhe biologjinë. Në këtë mënyrë, biologjia trajton larminë e qenieve të gjalla (biodiversitetin), kimia trajton ujin dhe tretësirat ujore, fizika teorinë kinetike të gazeve dhe termodinamikën, të cilat kanë pika takimi të përbashkëta. Pavarësisht se teksti është shkruar nga autorë të ndryshëm ai ka një harmoni të vlerësueshme për mënyrën e konceptimit dhe rubrikave që krijojnë një tërësi dhe integrim ndërlëndor.

Këndvështrimi i realizimit të këtij teksti i ndihmon nxënësit ta shikojnë dhe studiojnë botën si një të tërë. Në këtë tekst nxënësit do të jenë të aftë të zgjidhë në mënyrë krijuese problema, të realizojë eksperimente, të punoj në grup etj.

Në tekst janë integruar me saktësi njohuritë e reja dhe ato të përfituara nga vitet e mëparshme. Po kështu integrimi ndërlëndor është i qartë në njëtrajtësinë e rubrikave që ndjekin të gjitha linjat si: fjalët kyçe, konceptet kryesore, apo edhe testet për përforcimin e njohurive.

Teksti plotëson standardet e mësimdhënies dhe mësimnxënies duke ndihmuar bashkëpunimin mësues-nxënës dhe duke e vënë në qendër të vëmendjes përgjithësisht nxënësit. Gjithashtu vërehen teknika që zhvillojnë të menduarit logjik dhe koherent të nxënësit në mënyrë të pavarur dhe që i përshtaten moshës së tyre.

 

 

Dituri natyre 3 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-047-9
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 66
Përshkrimi

 

Fletore pune "Dituri natyre 3" është hartuar duke u mbështetur në librin e nxënësit Dituri natyre 3, e hartuar nga prof. Ethem Ruka.  Nga ana metodike autori ka ndjekur temat mësimore dhe ka shtjelluar nëpërmjet ushtrimeve të thjeshta të gjithë elementët e nevojshëm që i duhen një nxënësi për të përvetësuar temën mësimore nëpërmjet praktikës.

Fletorja është konceptuar e ndarë në shtatë kapituj ku trajtohen me një gjuhë të thjeshtë, apo edhe me imazhe konkrete një sërë konceptesh që kanë të bëjnë me formën dhe gjendjet e lëndës, gjatësinë, madhësinë, vëllimin, kohën etj. Po kaq me rëndësi janë edhe konceptet për orientimin, shpejtësinë, magnetet dhe një sërë çështjesh të tjera. Në pjesën e fundit trajtohen shumë thjeshtë dhe në masën e duhur një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me botën e gjallë bimore e shtazore. 

 

 

Eksperimente dhe Pune Praktike Dituri Natyre 3 / FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-027-1
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 59
Përshkrimi

 

Libri "Eksperimente dhe punë praktike", Dituri Natyre 3, për nxënësit e klasës së tretë të ciklit fillor, ju ndihmon të zbuloni më nga afër dhe më mirë botën që ju rrethon. Përmes këtij libri ju do të mësoni të kryeni shumë eksperimente si në klasë ashtu edhe në shtëpi. Shumë prej tyre mund të punohen nga vetë nxënësi në mënyrë të pavarur, ndërsa për disa të tjerë do t'iu duhet ndihma e mësueses apo edhe e prindërve.

Gjatë kryerjes së këtyre eksperimenteve, nxënësi do të kuptojë më mirë se si funksionojnë dukuritë e ndryshme natyrore, do të njihen me larminë e botës së gjallë bimore e shtazore dhe do të mësoni më tepër për

shëndetin tuaj. Në këtë mënyrë do t'u jepni përgjigje jo vetëm shumë pyetjeve, por do të bindeni se njohja e natyrës nuk mund të realizohet pa prova të shumta eksperimentale.

 

 

 

Eksperimente dhe Pune Praktike Dituri Natyre 4 / FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-037-0
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 77
Përshkrimi

 

Libri "Eksperimente dhe punë praktike", Dituri Natyre 4, për nxënësit e klasës së katërt të ciklit fillor, ju ndihmon të zbuloni më nga afër dhe më mirë botën që ju rrethon. Përmes këtij libri ju do të mësoni të kryeni shumë eksperimente si në klasë ashtu edhe në shtëpi. Shumë prej tyre mund të punohen nga vetë nxënësi në mënyrë të pavarur, ndërsa për disa të tjerë do t'iu duhet ndihma e mësueses apo edhe e prindërve.

Gjatë kryerjes së këtyre eksperimenteve, nxënësi do të kuptojë më mirë se si funksionojnë dukuritë e ndryshme natyrore, do të njihen me larminë e botës së gjallë bimore e shtazore dhe do të mësoni më tepër për

shëndetin tuaj. Në këtë mënyrë do t'u jepni përgjigje jo vetëm shumë pyetjeve, por do të bindeni se njohja e natyrës nuk mund të realizohet pa prova të shumta eksperimentale.

 

 

Eksperimente dhe Pune Praktike Dituri Natyre 5 / FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-039-4
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 65
Përshkrimi

 

Libri "Eksperimente dhe punë praktike", Dituri Natyre 5, për nxënësit e klasës së pestë të ciklit fillor, ju ndihmon të zbuloni më nga afër dhe më mirë botën që ju rrethon. Përmes këtij libri ju do të mësoni të kryeni shumë eksperimente si në klasë ashtu edhe në shtëpi. Shumë prej tyre mund të punohen nga vetë nxënësi në mënyrë të pavarur, ndërsa për disa të tjerë do t'iu duhet ndihma e mësueses apo edhe e prindërve.

Gjatë kryerjes së këtyre eksperimenteve, nxënësi do të kuptojë më mirë se si funksionojnë dukuritë e ndryshme natyrore, do të njihen me larminë e botës së gjallë bimore e shtazore dhe do të mësoni më tepër për

shëndetin tuaj. Në këtë mënyrë do t'u jepni përgjigje jo vetëm shumë pyetjeve, por do të bindeni se njohja e natyrës nuk mund të realizohet pa prova të shumta eksperimentale.

 

 

Biologji 10 / PM E. Ruka

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN:
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi

Biologji 11 Bazë / PM E. Ruka

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN:
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi

Biologji dhe edukim shëndetësor 9/FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-066-0
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 63
Përshkrimi

 

Fletore pune Biologjia 9 është konceptuar si një mjet pune didaktik për të realizuar përforcimin e njohurive në këtë lëndë. Autori ka zgjedhur të realizojë ushtrime për të gjitha temat mësimore që përmban libri dhe ju jep mundësi nxënësve të përgatiten dhe realizojnë plotësisht përvetësimin e lëndës së biologjisë.

 

 

Ushtrime Biologjia 12 / ZD

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-9928-08-068-4
Çmimi: 350 lekë
Numri i faqeve: 61
Përshkrimi

Teksti "Ushtrime Biologjia 12" me autor Prof. Dr. Ethem Ruka, është hartuar në përputhje me objektivat e programit mësimor dhe ju vjen në ndihmë të gjithë nxënësve maturantë që kanë zgjedhur lëndën e biologjisë. Të gjitha njohuritë janë shtjelluar nëpërmjet ushtrimeve në 10 kapituj. Për çdo temë mësimore autori ka dhënë një sinops të shkurtër të njohurive teorike.

Teksti përmban edhe model testi të maturës shtetërore e cila i ndihmon nxënësit të provojnë veten në fazën parapërgatitore të provimeve të maturës.

 

Ushtrime Biologjia 10

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Biologji
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-88-6
Çmimi: 350 lekë
Numri i faqeve: 60
Përshkrimi