Lediana Bardhi

Aftësim teknologjik 6

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-76-6
Çmimi: 107 lekë
Numri i faqeve: 64
Përshkrimi

Ky tekst i orienton nxënësit që të mësojnë aspekte të ndryshme të shkencave si për shembull energjia, teknologjia e materialeve, strukturat apo dhe roli i njeriut në shoqëri. Po kështu teksti u ofron nxënësve njohuri sesi ka evoluar teknologjia e informacionit dhe roli që ajo luan në përmirësimin e jetës sonë të përditshme.

 

Nëpërmjet gjuhës së përdorur në tekst, si dhe përmbajtjes, autorja së bashku me bashkëpunëtorët e saj janë treguar të kujdesshëm për të stimuluar imagjinatën e nxënësve duke filluar nga pyetjet më të thjeshta si “Ku e ka burimin jeta jonë në Tokë? Çfarë materiali janë flokët dhe kockat tona?” për të arritur tek përgjigjet që mund t’u jepen edhe çështjeve të tilla si: “Çfarë forcash ndikojnë tek piramidat? Si funksionon komunikimi pa tela? Si mund të shfrytëzojmë mbeturinat për energji” etj. Mësimet shoqërohen me eksperimente dhe shembuj praktikë.

Aftësim teknologjik 6 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-10-0
Çmimi: 200 lekë
Numri i faqeve: 52
Përshkrimi

Duke u mbështetur në tekstin mësimor, autorja ka krijuar mjaft ushtrime dhe eksperimente të cilat e ndihmojnë nxënësin të përforcojë njohuritë e marra. Pas përvetësimit të njohurive bazë nxënësit mund të provojnë veten edhe në rubrika si “E vërtetë apo e gabuar”, “Imagjinoni”, “Argumentoni” etj. të krijuara në çdo kapitull duke bërë kështu edhe vetëvlerësimin mbi saktësinë e njohurive të marra. Ushtrimet e hartuara ngacmojnë imagjinatën dhe aftësitë krijuese të nxënësve duke ju dhënë mundësi për të punuar në mënyrë krijuese.

Aftësim teknologjik 7

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 7   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-50-11-7
Çmimi: 148 lekë
Numri i faqeve: 80
Përshkrimi

Në këtë tekst nxënësit do të mësojnë aspekte të ndryshme të shkencave si për shembull teknologjia e materialeve dhe proceseve, energjia, teknologjia e materialeve, strukturat apo dhe roli i njeriut në shoqëri. Po kështu teksti u ofron nxënësve njohuri sesi ka evoluar teknologjia e informacionit dhe roli që ajo luan në përmirësimin e jetës sonë të përditshme. Nëpërmjet gjuhës së përdorur në tekst, si dhe përmbajtjes, nxënësit do të mësojnë për materialet e përbëra, burimet dhe forcat e energjisë, polimerët, strukturat dhe forcat, teknologjinë ushqimore etj. Mësimet shoqërohen me eksperimente dhe shembuj praktikë.

Aftësim teknologjik 7 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 7   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-75-9
Çmimi: 200 lekë
Numri i faqeve: 56
Përshkrimi

Duke u mbështetur në tekstin mësimor, autorja ka krijuar mjaft ushtrime dhe eksperimente të cilët e ndihmojnë nxënësin të përforcojë njohuritë e marra. Pas përvetësimit të njohurive bazë, nxënësit mund të provojnë veten edhe në rubrika si “E vërtetë apo e gabuar”, “Imagjinoni”, “Argumentoni” etj., të krijuara në çdo kapitull duke bërë kështu edhe vetëvlerësimin mbi saktësinë e njohurive të marra. Ushtrimet e hartuara ngacmojnë imagjinatën dhe aftësitë krijuese të nxënësve duke ju dhënë mundësi për të punuar në mënyrë krijuese.

Aftësim teknologjik 5

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-52-7
Çmimi: 92 lekë
Numri i faqeve: 60
Përshkrimi

 

Ky tekst mësimor metodologjikisht vjen si një risi sepse vë në qendër nxënësin, e trajton atë si një personazh të librit gjatë çdo ore mësimore. Libri e aftëson nxënësin për t'iu përgjigjur të paktën një pyetjeje që i lind gjatë të mësuarit të kësaj lënde. Aftësimi teknologjik 5 është një libër që respekton plotësisht aftësitë e të mësuarit për nxënësit e klasës së pestë. Libri është gjithashtu pjesë përbërëse e një linje librash të aftësimit teknologjik që do të pasojnë në vitet e ardhshme dhe që kanë të njëjtin trajtim të temave mësimore. Aparati pedagogjik zë vend ndryshe në këtë libër pasi autorët nuk kanë ndjekur metodën standarde (pyetjeve në fund të mësimit) por i kanë shpërndarë ato sipas natyrës së aktiviteteve, duke i dhënë kështu një dinamikë tjetër librit, një frymëmarrje të re.

 

 

 

Aftësim teknologjik 5 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-72-5
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 50
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit aftësim teknologjik 5 është një libër që shoqëron librin e nxënësit dhe është konceptuar në mënyrë të tillë që të ndihmojë të gjithë përdoruesit e librit në mënyrë që mos hasen pengesa gjatë zhvillimit të procesit mësimor. Ai ndihmon dhe orienton veçanërisht mësuesin dhe e paralajmëron për rreziqet gjatë zhvillimit të eksperimenteve që do të zhvillohen tek libri i nxënësit. 

 

 

Informatika 7

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Informatikë
Klasa: 7   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-058-5
Çmimi: 151 lekë
Numri i faqeve: 84
Përshkrimi

 

"Informatika" 7 është hartuar sipas kërkesave në programin mësimor për klasat e shtata të të miratuar nga MASH. Autoret i kanë dhënë një vend të rëndësishëm prezantimit të kompjuterit dhe funksionimit të tij. Gjithashtu sistemi i operimit Windows 7 prezantohet me konceptet, funksionet, risitë dhe programet aplikative. Ky libër metodologjikisht vjen si një risi pasi nuk ofrohet si një manual, por i strukturuar duke respektuar shkallën e vështirësisë së njohurive, ku çdo mësim ka lidhje organike me tjetrin. 

Libri ka uniformitet në mënyrën e të organizuarit. Gjatë gjithë tekstit është ruajtur balanca ndërmjet teorisë apo informacionit që ai trajton me punët praktike.

Këto forma të përdorura nga autorët e librit u japin mundësi nxënësve që të analizojnë, kuptojnë dhe në fund të realizojnë njohuritë tashmë të fituara. 

 

 

Informatika 9

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Informatikë
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-060-8
Çmimi: 151 lekë
Numri i faqeve: 84
Përshkrimi

 

"Informatika 9" është hartuar sipas kërkesave të programit mësimor të miratuar nga MASH. Autorët i kanë dhënë një vend të rëndësishëm prezantimeve dhe Internetit. Ky libër metodologjikisht është praktik dhe i strukturuar, por sjell edhe shumë propozime të këndshme që mund të përdoren në aktivitetin e përditshëm të nxënësve. Ai është shkruar në një gjuhë të thjeshtë për t'u kuptuar si dhe është i plotë nga këndvështrimi shkencor dhe kërkimor. Mësuesit mund ta përdorin së bashku me udhëzimin pedagogjik në praktikimin e aktiviteteve, ndërsa nxënësit, në hapësirën jashtëshkollore, mund ta përdorin në shtëpi kur u nevojitet për të punuar prezantime në Power Point apo për të bërë kërkime në Internet për aktivitetin mësimor apo dhe për t'u zbavitur.

Libri ka uniformitet në mënyrën e të organizuarit, në të është ruajtur balanca ndërmjet teorisë apo informacionit që ai trajton me punët praktike.

Këto forma të përdorura nga autorët e librit u kanë dhënë mundësi nxënësve që të analizojnë, kuptojnë dhe në fund të praktikojnë njohuritë tashmë të fituara. Libri konsiderohet si një bazë e mirë për përvetësimin e njohurive sidomos në fushën e Internetit, por edhe si një bazë plotësim njohurish në programet bazë të Paketës Microsoft Office.

 

 

Informatika 7, 8, 9 /LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Informatikë
Klasa: 7   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-94-7
Çmimi: 350 lekë
Numri i faqeve: 161
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit Informatika 7-8-9, ndihmon mësuesin gjatë procesit të mësimdhënies me informacion shtesë si dhe shtjellim tematik të orës mësimore. Libri përmban planin mësimor me objektivat për cdo temë mësimore për të gjitha klasat, 7-8-9. Gjatë orës së mësimit mësuesi duhet të ndjekë disa parime bazë në mënyrë që kjo lëndë të vijë tek nxënësi sa më konkrete. Mësuesi duhet të realizojë shumicën e temave në laboratorin informatikës si dhe t'i lërë të lirë nxënësit për ushtrimet apo aktivitetet e propozuara tek libri i nxënësit. Të nxiten tek nxënësit krijimi individual i dokumenteve të reja sipas programeve aplikative si dhe të realizohen forma bashkëbisedimi si për shembull: Si e krijuat? Çfarë pengesa hasët etj. Mos harroni që përvojat personale janë gjithmonë tema tërheqëse për një orë mësimi.

 

 

Aftësim Teknologjik 6-7 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-6-34-3
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 136
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit aftësim teknologjik 6-7 është një libër që shoqëron librin e nxënësit dhe është konceptuar në mënyrë të tillë që të ndihmojë të gjithë përdoruesit e librit në mënyrë që mos hasen pengesa gjatë zhvillimit të procesit mësimor. Ai ndihmon dhe orienton veçanërisht mësuesin dhe e paralajmëron për rreziqet gjatë zhvillimit te eksperimenteve që do të zhvillohen tek libri i nxënësit. 

 

 

Informatika 7 / PM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Informatikë
Klasa: 7   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN:
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi

Informatika 8 / PM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Informatikë
Klasa: 8   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN:
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi

Informatika 9 / PM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Informatikë
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN:
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi

Informatika 8 / FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Informatikë
Klasa: 8   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-85-5
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi

 

Autorja e "Informatika 8", Ledjana Bardhi duke u mbështetur në tekstin mësimor ka hartuar sipas kërkesave të programit mësimor për klasat e shtata, fletore pune e cila përmban ushtrime që ndihmojnë nxënësit në përvetësimin më të thellë të njohurive të marra në teori.

Mund të themi se fletorja konsiderohet si një bazë mjaft e mirë për përvetësimin e njohurive në fushën e funksionimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft Office nëpërmjet ushtrimeve praktike. 

Fletorja përmban shumë ilustrime dhe shpjegime të qarta që ndihmojnë në përmirësimin e njohurive të nxënësve në lëndën e Informatikës.

 

 

Informatika 7 / FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Informatikë
Klasa: 7   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-033-2
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi

 

Autorja e "Informatika 7", Ledjana Bardhi duke u mbështetur në tekstin mësimor ka hartuar sipas kërkesave të programit mësimor për klasat e shtata, fletore pune e cila përmban ushtrime që ndihmojnë nxënësit në përvetësimin më të thellë të njohurive të marra në teori.

Po kështu një zgjidhje mjaft praktike janë edhe ushtrimet që mund të zgjidhen në mënyrë të pavarur nga nxënësi sepse autorja i ka hartuar ato duke u mbështetur në pjesën teorike, por edhe duke patur parasysh se çdo nxënës mund të praktikohet në mënyrë të pavarur nëse e ka mundësinë e një kompjuteri në shtëpi apo në shkollë.

 

tin mA� mr0� �}për t'u zbavitur.

 

 

 

Informatika 9 / FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Informatikë
Klasa: 9   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-072-1
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi

 

Autorja e "Informatika 9", Ledjana Bardhi duke u mbështetur në tekstin mësimor ka hartuar sipas kërkesave të programit mësimor për klasat e shtata, fletore pune e cila përmban ushtrime që ndihmojnë nxënësit në përvetësimin më të thellë të njohurive të marra në teori.

Fletorja e punës ka shumë mundësi për nxënësit në zgjerimin e njohurive sidomos në fushën e Internetit, por edhe në plotësimin e njohurive në programet bazë të Paketës Microsoft Office.

Po kështu ka edhe shumë mundësi për të punuar në mënyrë të pavarur, p.sh. mund ta përdorin në shtëpi kur u nevojitet për të punuar prezantime në Power Point apo për të bërë kërkime në Internet për aktivitetin mësimor apo dhe për t'u zbavitur.

 

 

TIK 6

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: TIK
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-198-8
Çmimi: 200 lekë
Numri i faqeve: 84
Përshkrimi

 

Teksti mësimor TIK 6 është hartuar nga autore me eksperiencë në fushën e teksteve mësimore, Lediana Bardhi dhe Anduela Lila. Teksti është hartuar bazuar në kurrikulën e miratuar nga MAS, 2015. Teksti shoqërohet me libër mësuesi dhe CD.

 

 

TIK 6 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: TIK
Klasa: 6   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978-9928-08-203-9
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi

TIK 8

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: TIK
Klasa: 8   -  cikli i lartë, 9-vjeçar
ISBN: 978−9928−08−296−1
Çmimi: 250 lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi

Teksti është në katalogun e teksteve shkollore të miratuar nga MAS, në përputhje me kurrikulën dhe i përshtatur për programin mësimor të klasës së tetë. Teksti shoqërohet me libër mësuesi.