1

Argëtohu dhe mëso me matematikë 1

Lloji: Libër
Lënda: Matematikë
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-18-89-6
Çmimi: 400 lekë
Numri i faqeve: 144
Përshkrimi

Argëtohu dhe mëso me matematikë është një gjetje didaktike për të kuptuar me lehtësi dhe shpejt thelbin e koncepteve matematikore. Libri përmban 230 problema zbavitëse, logjike, historike, praktike, problema me rregullin e treshit etj. Çdo problem ka të shtjelluar edhe zgjidhjen.
Të gjithë nxënësit mund të zbulojnë shumë PËRSE që u lindin gjatë mësimit të matematikës; do të mësojnë mbi historinë e numërimit, kur u bë matematika shkencë; do të njihen me zbuluesit e mëdhenj të matematikës etj.
Mësuesit në këtë libër do të gjejnë mësime model për argëtimin me matematikë, si dhe shumë pyetje për organizimin e konkurseve të matematikës.

Edukata shoqërore 1| PM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN:
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 0
Përshkrimi

Abetare

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Abetare
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-44-2
Çmimi: 463 lekë
Numri i faqeve: 123
Përshkrimi

 

Teksti i Abetares "Hap pas hapi" është një mbështetës i rëndësishëm për mësuesin gjatë punës së tij për të realizuar objektivat e programit mësimor, një mjet i pazëvendësueshëm për nxënësin për të fituar shprehitë e para të lexim-shkrimit, një ndihmës i rëndësishëm për prindërit, të cilët në çdo moment janë përkrah fëmijëve gjatë hapave të parë të të mësuarit.

Teksti është i ndarë në tri pjesë të cilat janë sa të ndara aq edhe të lidhura me njëra-tjetrën: pjesën e paraabetares, abetares, pasabetares. Rubrikat e përfshira mbas çdo pjese i japin mundësi mësuesit të ndërtojë me lehtësi një mësimdhënie bashkëvepruese ku në qendër të orës së mësimit është vetë nxënësi. Autori ka vendosur të mësohen, së pari, zanoret dhe pastaj bashkëtingëlloret, duke ndjekur një radhë që përcaktohet nga denduria e përdorimit të tingujve në gjuhën shqipe - mbështetur në kërkimet e tij në këtë fushë.

 

 

Abetare | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Abetare
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-45-9
Çmimi: 223 lekë
Numri i faqeve: 82
Përshkrimi

 

Për të lehtësuar dhe mbështetur nxënësit gjatë mësimit të lexim-shkrimit në klasën e parë, tekstit të Abetares "Hap pas hapi" i  bashkëngjitet fletorja e punës. Fletorja e punës është organizuar në dy pjesë të rëndësishme të cilat edhe pse të ndara studiohen paralelisht me mësimin e çdo shkronje.  Pjesa e parë, ashtu si vetë teksti ka tri nën ndarje: Paraabetare/ Abetare/ Pasabetare. Pjesa e dytë përmban shkronjat e dorës. Autori ka bërë një punë të kujdesshme në këtë pjesë sepse:

-çdo shkronjë e dorës shoqërohet me shkronjën respektive të shtypit.

-çdo shkronjë shoqërohet me shigjeta të vazhdueshme që lehtësojnë nxënësit të orientohen në shkrimin e saj.

-për çdo shkronjë është dhënë modeli, hapësira e nevojshme dhe largësia ndërmjet shkronjave, të cilat e ndihmojnë nxënësin gjatë të shkruarit.

 

 

Matematika 1 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Matematikë
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-47-3
Çmimi: 157 lekë
Numri i faqeve: 84
Përshkrimi

 

Fletorja e punës ka një gërshetim me librin. Vendosja e ushtrimeve është zgjedhur me kujdes. Autorët kanë ndjekur të njejtën linjë pothuaj në të gjitha orët duke u nisur nga ushtrime të nivelit bazë dhe duke arritur te ushtrimet e nivelit të lartë. Në fletoren e punës ka edhe një rubrikë të veçantë "Çfarë mësuam", e cila është konceptuar si përsëritje kapitulli. Kjo metodë është e domosdoshme për të kontrolluar nga mësuesi njohuritë e kapitullit të përfituara nga nxënësi.