12

Biologji 4 | natyror

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Biologji
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 99943-916-6-6
Çmimi: 266 lekë
Numri i faqeve: 162
Përshkrimi

Tematika
Gjenetika e njeriut – ndryshimet strukturore kromozomike, harta gjenetike e njeriut, gjenetika, ligji dhe bioetika, etj.
Antropologjia – objekti i antropologjisë, paraardhësit e njeriut modern, qytetërimet e hershme, antropologjia e shqiptarëve
Veprimtaria nervore  - organizimi i përgjithshëm i sistemit nervor qendror, cikli gjumë zgjim, kujtesa, etj.
Etologjia – shkenca e sjelljeve, komunikimi në botën shtazore, sjelljet riprodhuese, etologjia humane, etj.
Biosfera dhe mjedisi – struktura e ekosistemeve; biomet e ujrave të ëmbla, të kripura, ekosistemet pyjore, etj.
Njeriu dhe mjedisi – roli i njeriut në biosferë, burimet natyrore, biodiversiteti dhe roli i tij për njeriun, pasuritë energjitike, ujore; shoqëria dhe problemet e mjedisit, etj.

Fizikë 4 | natyror

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Fizikë
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-37-7
Çmimi: 435 lekë
Numri i faqeve: 400
Përshkrimi

Në të tekst, nxënësit do të njihen me faktet më të rëndësishme, dukuritë fizike dhe eksperimentale, konceptet, ligjet e teoritë bazë, si dhe metodat e studimit që kanë të bëjnë me lëvizjen e grimcave në fushën e forcave, fizikën molekulare dhe termodinamikën, teorinë e relativitetit, fizikën kuantike, bërthamore dhe grimcave elementare, astrofizikën.
Nëpërmjet studimit të tekstit, nxënësit do të kenë mundësi të përshkruajnë e të shpjegojnë dukuritë kryesore që kanë të bëjnë me lëvizjen e trupave afër Tokës dhe në fushën e gravitetit të saj, lëvizjen e ngarkesave në fushën elektrike dhe magnetike, gazet idealë dhe realë, shpërndarjen e molekulave sipas shpejtësive, shpërndarjen e energjive, entropinë, hapësirën dhe kohën në sistemin e Njutonit, hapësirën dhe kohën në teorinë e Ajnshtajnit, dinamikën relativiste, lakueshmërinë e hapësirës, trupin absolutisht të zi, fotoefektin, efektin Kompton etj. Gjithashtu, nxënësit do të mësojnë të shpjegojnë parimet dhe ligjet kryesore si parimin e pavarësisë së lëvizjeve, ligjin e gravitetit, teoremën e Gausit, teoremën e Amperit, ligjet e Keplerit, shpërndarjen e Maksuellit të shpejtësive të molekulave, parimin e parë dhe të dytë të termodinamikës, ligjin e tërheqjes së gjithësishme, parimin klasik të relativitetit, shndërrimet e Lorencit etj.

Fizikë 4 | shoqëror

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Lënda: Fizikë
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-18-38-4
Çmimi: 208 lekë
Numri i faqeve: 194
Përshkrimi

Nxënësit e vitit të katërt gjimnaz, nëpërmjet tekstit të fizikës do të kenë mundësi të aftësohen në dukuritë fizike dhe eksperimentale, konceptet, ligjet e teoritë bazë, si dhe metodat e studimit që kanë të bëjnë me mekanikën dhe termodinamikën, teorinë e relativitetit, fizikën kuantike, bërthamore dhe grimcave elementare, astrofizikën.
Po kështu, nëpërmjet përvetësimit të teorisë do të kenë mundësi të zbatojnë në praktikë njohuritë nga mekanika dhe termodinamika, teoria e relativitetit, fizika kuantike, bërthamore dhe grimcave elementare, astrofizika, nga ekuacionet dhe ligjet themelore të tyre për të zgjidhur detyrat njehsuese, cilësore e eksperimentale që lidhen me problemin themelor e probleme të veçanta si: njehsimi i kohës së fluturimit, lartësisë maksimale të ngjitjes, distancës horizontale të fluturimit të trupit që hidhet me kënd me horizontin; nxitimit të trupit në sisteme joinercialë; entropisë; gjatësisë, masës, shpejtësisë, impulsit, energjisë dhe kohës sipas teorisë së relativitetit; gjatësisë së valës së De Brojlit etj.

Anglisht 4

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-637-5-9
Çmimi: 548 lekë
Numri i faqeve: 112
Përshkrimi

Teksti “Bridging Cultures” është hartuar duke u bazuar në arritjen e objektivave kryesore për zhvillimin e katër aftësive të nxënësve të shkruajnë, të lexojnë, të dëgjojnë dhe të flasin rrjedhshëm gjuhën angleze. Pjesët e përzgjedhura në tekst kontribuojnë njëkohësisht edhe në formimin e përgjithshëm të nxënësit, në aspektin intelektual, shoqëror e kulturor, duke e përgatitur atë të kalojë në një fazë të re të arsimimit të tij, në ciklin e lartë. Teksti shoqërohet me fletore pune.

Anglisht 4 | FP

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-637-7-3
Çmimi: 507 lekë
Numri i faqeve: 48
Përshkrimi


Fletorja e punës është hartuar në bazë të programit mësimor me të cilin është krijuar teksti. Nxënësit marrin njohuri dhe shprehi gjuhësore me qëllim përdorimin e saj si mjet komunikimi. Po kështu nxënësit do ta kenë shumë të lehtë të përforcojnë njohuritë e marra nëpërmjet ushtrimeve të shumta të organizuara në mënyrë krijuese.