Tekst Shkollor / Liber Mesuesi / Gjuhe Shqipe Dhe Letersi

Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 12   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-74-9
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 183
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit "Gjuhë shqipe dhe letërsi 12" do t'i shoqërojë mësuesit gjatë gjithë vitit shkollor sepse është konceptuar në mënyrë të tillë që t'u shërbejë në organizimin e orës mësimore në formën e një ditari. Autorja ka përdorur shumë metoda të mësimdhënies interaktive. Të gjitha temat mësimore kanë objektivat dhe mënyrën e organizimit të orës mësimore. Metodat e përdorura: Klaster, stuhi mendimesh, insert, shpjegim, diskutim, punë e pavarur etj. si këto janë një mjet i rëndësishëm për shtjellimin e koncepteve dhe përvetësimin e njohurive. Po kështu në libër ka shumë modele përgjigjesh për tema të caktuara apo komente që do të lehtësojnë punën e mësuesit në këtë lëndë.

Libri përmban planin mësimor të detajuar me shpërndarjen e të gjitha orëve mësimore dhe objektivat për çdo teme.

 

 

Gjuha shqipe dhe letersia 11 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-35-0
Çmimi: 400 lekë
Numri i faqeve: 213
Përshkrimi

 

Libri udhëzues metodik Gjuhë shqipe dhe letërsi 11 është një libër që shoqëron librin e nxënësit dhe është konceptuar në mënyrë të tillë që të ndihmojë të gjithë përdoruesit e librit drejt një orientimi studimor të tekstit shkollor. Ai është konceptuar për të ndihmuar mësuesit në zgjerimin e këndvështrimeve alternative për tekstet studimore. Në këtë libër gjenden përgjigjet e gjithë pyetjeve të librit të nxënësit.