Tekst Shkollor / Liber Mesuesi / Qytetari

Qytetaria 11 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Qytetari
Klasa: 11   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-69-5
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 49
Përshkrimi

 

Ky libër është një përpjekje për t'ju ardhur sadopak në ndihmë mësuesve si misionar të formimit qytetar të nxënësve, të cilët duhen orientuar drejt filozofisë së arsimit, thelbi i së cilës është: "Mos i jepni nxënësit zgjidhje të gatshme, i jepni atij mekanizmin për të gjetur zgjidhje." Ky libër do t'ju ndihmojë të shmangni të mësuarit tradicional të nxënësve dhe do ta bëjë nxënësin më pak "skllav" të tekstit dhe ta verë më shumë në qendër të mësimit.

Libri përmban planin mësimor që u korrespondojnë temave të tekstit të nxënësit. Disa nga temat mund të zhvillohen dhe si veprimtari praktike. Në plan janë parashikuar teste, projekte përsëritje dhe veprimtari praktike. Objektivat e arritjeve të nxënësit janë hartuar sipas 3 niveleve: bazë, i mesëm dhe i lartë.

Ato nuk synojnë vetëm marrjen e njohurive të thjeshta, por edhe formimin e shprehive dhe qëndrimeve të caktuara të nxënësit ndaj një problemi të caktuar.

Temat zhvillohen me anë të strukturës së mësimit ERR (Evokim, realizimi i kuptimit, reflektimi).

Në këto faza të zhvillimit të mësimit ofrohen metoda dhe veprimtari të ndryshme si: diskutim i ideve, punë në grupe, punë individuale, ditari i të nxënit, marrëdhënie pyetje‐përgjigje, bashkëveprimi ndërveprues etj. Me anë të këtyre metodave mësimi zhvillohet duke vënë në qendër nxënësin.

 

 

Qytetari 10 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Qytetari
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-31-5
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 88
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit Qytetari 10 është një përpjekje modeste për t'ju ofruar një orientim metodik për mësimdhënien e lëndës së Qytetarisë. Ky botim është orientuar drejt filozofisë së arsimit, thelbi i së cilës është: "Mos i jepni nxënësit zgjidhje të gatshme, jepini atij një mekanizëm për të gjetur zgjidhje." Në punën tonë të përditshme ne përpiqemi të shmangim të mësuarit tradicional dhe ta fokusojmë mësimdhënien me në qendër nxënësin.

Në faqet që vijojnë do të gjeni përmbajtjen e temave të trajtuara si ditarë mësimorë.

Çdo temë është trajtuar në formë ditari duke përfshirë të gjithë elementet përbërës të tij.

Këto elementë janë: Tema; Objektivat; Fjalë kyçe; Struktura e mësimit; Metoda dhe veprimtaritë e nxënësit; Vlerësimi i nxënësit; Detyra e shtëpisë; Refleksionet.