Tekst Shkollor / Liber Mesuesi /

Edukata shoqërore 4 |LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 4   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-65-7
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 57
Përshkrimi

 

Ky libër mësuesi është organizuar në formën e një plani ditor që mund ta shoqërojë mësuesin/en gjatë gjithë vitit shkollor. Planifikimet janë organizuar sipas metodës ERR dhe PNP në të cilin mësimi është i ndarë në tri faza.

Mësuesi/ja mund të zgjedhë në organizimin e orës teknikën e leximit të drejtuar dhe kështu gjatë pyetjeve të ndalesave, nxënësi, informacionin e ri e merr që në fillim duke paralelizuar atë që thotë personazhi me veten e tij.

Libri nxit shumë punën në grup si në rubrikat që diskutojmë së bashku dhe punët në grup.

 

 

Edukata shoqërore 3 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 3   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-63-3
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 49
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit "Edukata shoqërore 3" është organizuar në formën e një plani ditor, që mund ta shoqërojë mësuesin/en gjatë gjithë vitit shkollor, në çdo orë mësimore.

Planifikimet janë organizuar sipas strukturës PNP, ku mësimi është i ndarë në tri faza:

Parashikim - që është faza e parë e mësimit në të cilin mësuesi/ja përdor metoda dhe teknika të cilat do t'i zgjojnë nxënësve kujtesën për atë që dinë në lidhje me temën e mësimit.

Ndërtimi i njohurive - në këtë fazë nxënësit do të marrin informacionin e ri në varësi të metodave apo teknikave sa më të përshtatshme që gjen mësuesi/ja.

Përforcim - është etapa e tretë dhe e fundit e mësimit në të cilën mësuesi/ja zgjedh metoda dhe teknika, të cilat ndihmojnë që nxënësi të reflektojnë sa më mirë ndaj informacionit të ri që njohuritë e marrra të bëhen të qëndrueshme.

Ora e mësimit në këtë plan është strukturuar duke paraqitur temën, objektivat, strukturën e përdorur, strategjitë dhe teknikat, mjetet mësimore, zhvillimin i mësimit e detyrat.

Objektivat e orës së mësimit janë përcaktuar duke u mbështetur në objektivat që ka tema mësimore, duke përdorur nivelet e taksonomisë së Blumit.

 

 

Abetare | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Abetare
Klasa: 1   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-60-2
Çmimi: lekë
Numri i faqeve: 116
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit, jep disa të dhëna të përgjithshme për synimet dhe për komponentët kryesorë përbërës të mësimit të gjuhës amtare në klasën e parë, që janë: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit. Vijon me parashtrimin e strukturës dhe përmbajtjes së abetares, fletores së punës dhe librit të mësuesit. Po kështu në këtë libër është hartuar edhe plani mësimor dhe ecuria metodike që propozohet të ndiqet për çdo mësim për arritjen e synimeve. Një kapitull i veçantë u kushtohet edhe problemeve të vlerësimit të nxënësve.

 

 

Anglisht 5,8,9 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-32-9
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 94
Përshkrimi

 

Ky është një udhëzues metodik që u vjen në ndihmë gjithë përdoruesve të librit të nxënësit dhe parandalon pengesat që mund të hasen gjatë studimit të gjuhës së huaj siç është në këtë rast gjuha angleze. Këtu sqarohen hap pas hapi rubrikat në tekst dhe mënyra se si ato mund zhvillohen gjatë procesit mësimor. Në libër sugjerohen edhe ushtrime të cilat zhvillojnë shprehitë e të folurit e të shqiptuarit dhe drejtshkrimin që janë aq të domosdoshme për mësimin e gjuhës së huaj.

 

 

Qytetari 10 | LM

Kategoria: Tekst Shkollor
Lënda: Qytetari
Klasa: 10   -  e mesme
ISBN: 978-99956-93-31-5
Çmimi: 300 lekë
Numri i faqeve: 88
Përshkrimi

 

Libri i mësuesit Qytetari 10 është një përpjekje modeste për t'ju ofruar një orientim metodik për mësimdhënien e lëndës së Qytetarisë. Ky botim është orientuar drejt filozofisë së arsimit, thelbi i së cilës është: "Mos i jepni nxënësit zgjidhje të gatshme, jepini atij një mekanizëm për të gjetur zgjidhje." Në punën tonë të përditshme ne përpiqemi të shmangim të mësuarit tradicional dhe ta fokusojmë mësimdhënien me në qendër nxënësin.

Në faqet që vijojnë do të gjeni përmbajtjen e temave të trajtuara si ditarë mësimorë.

Çdo temë është trajtuar në formë ditari duke përfshirë të gjithë elementet përbërës të tij.

Këto elementë janë: Tema; Objektivat; Fjalë kyçe; Struktura e mësimit; Metoda dhe veprimtaritë e nxënësit; Vlerësimi i nxënësit; Detyra e shtëpisë; Refleksionet.