Tekst Shkollor / Liber / Aftersim Teknologjik

Aftësim teknologjik 5

Kategoria: Tekst Shkollor
Lloji: Libër
Klasa: 5   -  cikli i ulët, 9-vjeçar
ISBN: 978-99956-93-52-7
Çmimi: 92 lekë
Numri i faqeve: 60
Përshkrimi

 

Ky tekst mësimor metodologjikisht vjen si një risi sepse vë në qendër nxënësin, e trajton atë si një personazh të librit gjatë çdo ore mësimore. Libri e aftëson nxënësin për t'iu përgjigjur të paktën një pyetjeje që i lind gjatë të mësuarit të kësaj lënde. Aftësimi teknologjik 5 është një libër që respekton plotësisht aftësitë e të mësuarit për nxënësit e klasës së pestë. Libri është gjithashtu pjesë përbërëse e një linje librash të aftësimit teknologjik që do të pasojnë në vitet e ardhshme dhe që kanë të njëjtin trajtim të temave mësimore. Aparati pedagogjik zë vend ndryshe në këtë libër pasi autorët nuk kanë ndjekur metodën standarde (pyetjeve në fund të mësimit) por i kanë shpërndarë ato sipas natyrës së aktiviteteve, duke i dhënë kështu një dinamikë tjetër librit, një frymëmarrje të re.