shtëpia juaj e dijes

Libri i mirë në bibliotekën tënde është një mik që ta kthen shpinën dhe përsëri mbetet i tillë.

mediaprint

Autorët e muajit

Botime të reja në publicistikë dhe letërsi për fëmijë.

+ + + + +
Autor

Ethem Ruka

Autori sjell për publikun një nga debatet më të zjarrta në lidhje me të ardhmen e njeriut dhe njerëzimit, bazuar në zhvillimin e teknologjive të fundit, në botimin e tij të fundit “Transhumanizmi: Përtej njeriut - A mund ta rishkruajmë librin e jetës?”

+ + + + +
Shkrimtare

Adelina Mamaqi

Shkrimtarja më e dashur e fëmijëve vjen me botimin e saj të 60-të: “Ne tani lexojmë vetë”. Antologji e dedikuar për fëmijët e klasës së parë që sapo kanë mësuar të lexojnë me 26 tregime, përralla e poezi. Autorja vijon të punojë për një botim të ri.

+ + + + +
Studiues

Vincenzo Dorsa

Një shqiptar ndër më të shquarit e Rilindjes Kombëtare. Veprat e tij janë mirëfilli kërkime dhe studime shkencore. Por kryevepra e tij botuar në 1847-n, që për herë të parë vjen në shqip, është “Mbi shqiptarët, kërkime dhe mendime”.

+ + + + +
Krijues i ri

Rejvi Dervishi

Rejvi Dervishi është talent i ri në letërsi. Për lexuesin vjen me romanin e tij të parë “Ishulli i thesarit”, botim i ilustruar nga piktori Artur Dauti. Ai studion në shkollën 9-vjeçare Emin Duraku në klasën e shtatë, i adhuron librat dhe i pëlqen shumë të shkruajë.

Aktivitete

Promovime librash

Takime me autorë, prezantime, ngjarje dhe festivale letrare

20.05.2021
/
Tiranë, Shqipëri
24.05.2021
/
Tiranë, Shqipëri
27.05.2021
/
Tiranë, Shqipëri
Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '