Mediaprint | Shtëpi botuese dhe shtypshkronjë

 

Kompania “Mediaprint Sh.p.k” e ka nisur aktivitetin e saj me botimin e librave shkollorë fillimisht me linjën e botimeve të teksteve shkollore të biologjisë dhe gjuhës angleze për arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, për të vazhduar më tej me linja të tjera të teksteve shkollore, si:abetarja, gjuha shqipe, matematika, fizika, edukata shoqërore, libra të shkencave sociale si sociologjia apo psikologjia, qytetaria, guida turistike, trashëgimia kulturore etj.

 
Shtëpia botuese “Mediaprint” është bërë pjesë e ndryshimeve që kanë pësuar politikat arsimore të edukimit që nga viti 2006 në procesin e botimit të teksteve shkollore. Synimi për të realizuar tekste sa më cilësore jo vetëm në përmbajtje por edhe në formë e ka rritur kompaninë tonë duke e çuar drejt përqafimit të standardeve bashkohore. Partneriteti mes shtëpisë botuese dhe autorëve ka bërë që më tepër se 70 autorë tekstesh dhe rreth 130 bashkepunëtorë të realizojnë botimin e 89 teksteve shkollore dhe 40 fletore pune në ndihmë të nxënësit, si dhe 36 libra mesuesi. Profesorë, mësues/e, metodistë, redaktorë shkencorë, recensentë, redaktorë gjuhësorë e teknikë, korrektorë, piktorë, fotografë, grafistë janë një grupim i madh që punojnë për realizimin e këtyre teksteve.


Shtëpia botuese “Mediaprint” nëpërmjet kontakteve të saj me shkollat, duke vlerësuar bashkëpunimin me mësuesit, përgatit për ta materiale ndihmëse si plane mësimore apo libra mësuesi, si dhe mjete didaktike në ndihmë të procesit mësimor.

Ritmit të botimeve të redaksisë i përgjigjet me shumë cilësi e bashkëkohësi në teknologji, shtypshkronja “Mediaprint” e cila disponon makineri të parapërgatitjes, shtypit, libërlidhjes dhe paketimit që sigurojnë proces botimi kualitativ dhe i përgjigjet në kohë të gjitha afateve të përcaktuara. Bashkëkohësia në teknologjinë e botimeve pasqyrohet më së miri në cilësinë e tyre. Jo vetëm tekstet shkollore por edhe të gjitha botimet e tjera që realizohen në shtypshkronjën tonë garantojnë cilësi të lartë botimi nga një staf teknik inxhinierësh e operatorësh të kualifikuar dhe të specializuar.

 

Së fundmi, “Mediaprint” ka përfunduar me sukses instalimin e një makinerie rotative për shtypin komercial. Kjo teknologji është një risi në fushën e shtypit ofset, duke tetëfishuar kapacitetet. Investimi gjigand i këtij projekti e vendos “Mediaprintin” në majat e liderëve në fushën e botimeve dhe shtypshkrimeve. Shtypshkronja “Mediaprint” ofron për klientët e saj realizimin e të gjitha llojeve të botimeve si revista, buletine, libra, katalogë, etj.

 

Një proces mjaft i rëndësishëm i kompanisë “Mediaprint” është realizimi i procesit të shpërndarjes së librit shkollor. Ndër sipërmarrjet publike të saj është edhe përgjegjësia që ka për ta çuar librin shkollor pranë nxënësit jo vetëm në cilësi të lartë por edhe në kohën e duhur. Një rrjet i organizuar distribuimi i shtrirë në të gjithë Shqipërinë, librarë të specializuar për shitjen e librit shkollor, në 35 rrethe, me 32 pika shitjeje vetëm në Tiranë, me 15 pika shitjeje të shpërndara në bazë komunash në qarkun e Tiranës, janë garancia më e mirë për të qenë sa më pranë nxënësit në kohën dhe vendin e duhur.


Kompania “Mediaprint” po punon intensivisht për një projekt mjaft domethënës dhe bashkëkohor që e kemi pagëzuar me emrin “Mediaprint online”. Librat e Mediaprint së shpejti nuk do të gjenden vetëm në format të printuar por edhe të dixhitalizuar. Zhvillimi i teknologjisë na ka krijuar mjaft mundësira për t’u ofruar nxënësve dhe mësuesve mësime interaktive, komunikim dixhital, trajnim në distancë etj., si këto të cilat janë edhe vizioni ynë për të ardhmen e afërt. Tashmë nuk janë më vetëm PC apo Lap top mjetet që na ofrojnë lehtësira teknologjike, por së shpejti Mediaprint do të sjellë për të gjithë leximin dixhital nëpërmjet, iPad, AmazonKindle, Sony Reader apo AudioBooks.