Lider në botime dhe imazh

 

 

Shtëpia botuese MEDIAPRINT që nga krijimi i saj ka punuar për të realizuar botime shkollore për nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm. Në këtë aspekt MEDIAPRINT – është bërë pjesë e ndryshimeve në reformën për librin shkollor.

 

Rritja cilësore e teksteve shkollore, jo vetëm për nga përmbajtja, por edhe nga cilësia e botimit është një nga prioritetet e Shtëpisë tonë Botuese. Profesorë, krijues dhe mësues të nderuar, në partneritet me MEDIAPRINT, janë bërë pjesë e ndryshimeve në hartimin e teksteve të reja shkollore, bazuar në programet që ofron Ministria e Arsimit dhe Shkencës.


Koherenca në mënyrën e hartimit të teksteve, metodat bashkëkohore, mësimdhënia me në qendër nxënësin, pasurimi me informacionet më të fundit në të gjitha aspektet e jetës – janë sfida jonë për të qenë gjithnjë në shërbim të nxënësve dhe mësuesve.

 

MEDIAPRINT është e pranishme në të gjitha shkollat 9-vjeçare nga klasa e parë deri në klasën e nëntë me 53 tekste mësimore, si: abetare, gjuhë shqipe, matematikë, dituri natyre, gjuhë angleze, gjuhë frënge, edukim muzikor, aftësim teknologjik, histori, edukatë shoqërore, informatikë, biologji dhe kimi, ndërsa në gjimnaz nga klasa e dhjetë deri në klasën e dymbëdhjetë me 36 tekste, si: gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, biologji,  kimi, fizikë, gjuhë angleze, psikologji, sociologji, histori arti, trashëgimi kulturore, edukim për karrierën, gjuhë frënge, qytetari, guidë turistike, ekonomi, shkencë.

 

 

 

 

Nga këto tekste shkollore nxënësit marrin dhe perfeksionojnë njohuritë e tyre.

 

Tekstet shkollore MEDIAPRINT ofrojnë për nxënësin metoda bashkëkohore të të nxënit, integrim ndërlëndor, nxitin mendimin krijues dhe kritik, punën në grup dhe debatin në klasë.

 

Në të gjithë këtë proces Mediaprint mirëpret të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet nga të gjithë ata që punojnë dhe mësojnë me botimet MEDIAPRINT – profesorë, mësues, studiues, nxënës, krijues, - sepse të gjithë sëbashku pasurojmë dhe perfeksionojmë në vazhdimësi njohuritë që ju japim nxënësve.