/  Shtypshkronja   /  Shtypshkronja Mediaprint

Shtypshkronja Mediaprint

Shtypshkronja Mediaprint ofron për klientët e saj realizimin e të gjitha llojeve të botimeve si: revista, buletine, libra, katalogë, fletëpalosje etj. Cilësia është qëllimi ynë!

Parapërgatitja
I gjithë procesi i parapërgatitjes së shtypit realizohet nga një staf i specializuar. Printimi në lastër, kontrolli digjital i ngjyrave, eksponimi konsiderohen tek ne si procese delikate dhe të rëndësishme për një rezultat final cilësor.
Tashmë, shtypshkronja Mediaprint është lider në shtypin e sheshtë dhe atë rotativ. Makineria e shtypit rotativ ka bërë të mundur rritjen me 8 herë të kapaciteteve prodhuese duke ruajtur të njëjtin standard cilësie.
Në shtypin e sheshtë Mediaprint disponon makineri të llojit Heidelberg, lider në botë për prodhimin e makinerive, që mundëson realizimin me cilësi të lartë të një shumëllojshmërie produktesh të shtypit komercial.

Postshtypshkrimi
Procesi i palosjes, prerjes dhe shërbimeve të tjera të postshtypit janë të automatizuara. Kapacitetet e makinerive ecin paralelisht me kapacitetin e shtypit. Kjo gjë mundëson vazhdimësinë e proceseve të punës pa penguar njëri-tjetrin.
Në Mediaprint mund të realizohen edhe një gamë të gjerë printimesh të sigurisë së lartë (shtypi offset, serigrafik, shtyp i lartë), numëratorë digjitalë, adresim, numërim etj.
Shtypshkronja Mediaprint ofron për klientët e saj realizimin e të gjitha llojeve të botimeve si: revista, buletine, libra, katalogë, fletpalosje etj.